Lajmet e fundit
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe UNDP-së
E Marte, 22.07.2014
Në kuadër të Projektit Zhvillimi parlamentar për politika sociale u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe UNDP-së për pranimin e 12 praktikantëve të rinj të cilët do të angazhohen në Kuvendin e Kosovës
Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua nga Drejtori i UNDP-së në Kosovë dhe Koordinatori i Agjencive Zhvillimore të KB-ve z. Andrew Russel dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Kosovës, z.Ismet Krasniqi.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje Kuvendi i Kosovës hyn në partneritet të barabartë me projektin e UNDP-së.
Angazhimi i praktikantëve do t'u hapë rrugë të rinjve për të fituar njohuri profesionale nga fusha parlamentare gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara - UNDP respektivisht projekti Zhvillimi Parlamentar për Politika Sociale si komponentë kryesore ka mbështetjen e komisioneve parlamentare në procesin e amandametimit dhe mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve përmes eksperteve. Projekti poashtu ofron asistencë teknike në takime të ndryshme regjionale, që për fokus kanë fushën e politikave sociale, të drejtave të grave dhe të të rinjve.
Me këtë rast, Sekretarit i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, z. Ismet Krasniqi, shprehu mirënjohje të thellë për përkrahjen e deritanishme të UNDP-së dhënë proceseve të zhvillimit parlamentar.
Drejtori i UNDP-së në Kosovë Andrew Russel , ndërkaq, theksoi se kjo marrëveshje është vetëm një nga komponentet e mbështetjes dhënë Kuvendit. UNDP-ja do të vazhdojë të funksionojë si partner afatgjatë strategjik duke vepruar krahpërkrah me Kuvendin deri në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.