Lajmet e fundit
Njoftim për akreditim njëditor
E Mërkure, 16.07.2014
Për shkak të interesimit të madh për seancën konstituive të Legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës (e enjte, 17 korrik 2014), kërkojmë nga të gjitha mediat e interesuara, të cilat nuk kanë gazetarë të akredituar në Kuvend, të dërgojnë të dhënat e gazetarëve, fotografëve dhe kameramanëve që dëshirojnë t'i ndjekin punimet e kësaj seance.
Të dhënat përfshijnë:
• Emrin dhe mbiemrin gazetarit/fotografit/kameramanit
• Emrin e mediumit
Të dhënat mund t'i dërgoni në adresën: saranda.xhekaj@assembly-kosova.org, sot (16 korrik 2014), deri në orën 16:00.