Lajmet e fundit
Demant nga Zyra e Sekretarit të Kuvendit lidhur me lajmin e publikuar sot në portalin Indeksonline
E Shtune, 12.07.2014
Zyra e Sekretarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, demanton lajmin e publikuar sot në portalin "Indeksonline", me titull "Bilall Sherifi kërcënon sekretariatin e Kuvendit".
Zyra e Sekretarit njofton se lajmi i publikuar nuk përkon me realitetin, ngase në sekretariatin e Kuvendit nuk ka pasur kurrfarë ndërhyrjesh apo kërcënimesh nga i apostrofuari në artikull, Bilall Sherifi.