Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon familjen Pista
E Diel, 15.06.2014
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për vrasjen e Elvis Pistës, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
"Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vrasjen e Elvisit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pista, duke u solidarizuar dhe ndarë dhembjen me të, në këto momente të rënda", thuhet në deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Krasniqi kërkon nga organet e rendit zbardhjen sa më shpejtë të këtij akti makabër, ndërsa autorët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.