Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi shpreh dhembjen e thellë për punëtorët që humbën jetën, si pasojë e shpërthimit në KEK
E Premte, 06.06.2014
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për jetët e humbura të punëtorëve të KEK-ut, si pasojë e shpërthimit të sotëm në Termocentralin Kosova A.
Kryeparlamentari Krasniqi u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të punëtorëve që humbën jetën, duke konfirmuar se është pranë tyre në këto momente dhimbjeje.
Duke shprehur solidaritetin me punëtorët e tjerë të lënduar nga ky shpërthim, kryeparlamentari Krasniqi u dëshiron atyre shërim sa më të shpejtë.