Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen Sheholli

E Premte, 16.05.2014




Me rastin e vdekjes së atdhetarit Hakif Sheholli, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi familjes së tij këtë telegram ngushëllimi:"


E nderuara familje Sheholli,


Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e atdhetarit të shquar , Hakif Sheholli.


Vdekja e Hakifit është humbje e madhe për familjen , për të gjithë ne dhe atdheun për të cilin u angazhua me të gjithë qenien e tij.


Kontributi dhe qëndresa e tij e pamposhtur në burgjet famëkëqija të Jugosllavisë titiste e bëjnë atë shembull për brezat se si duhet atdheu.


Shëmbëlltyra dhe vepra e tij do të kujtohen vazhdimisht me respekt të veçantë.


Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta" , theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.