Lajmet e fundit
Të shtunën, fillon në Prishtinë konferenca ndërkombëtare me temë : " Së bashku për më shumë transparencë dhe përgjegjësi politike
E Premte, 16.05.2014
Nesër, më 17 maj 2014, në ambientet e Kuvendit të Kosovës fillon punën konferenca rajonale me temë : " Së bashku për më shumë transparencë dhe përgjegjësi politike", organizuar nga IPS Alumni Kosova, punimet e së cilës do të hapen nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i cili pjesëmarrësve do t' iu drejtohet edhe me një fjalë rasti.
Në këtë Konferencë, pos tjerësh, do të marrin pjesë edhe 40 të rinj nga Evropa, ish- praktikantë të Bundestagut Gjerman.
Konferenca fillon në orën 9 dhe është e hapur për media.