Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi filloi vizitën në Rumani
E Shtune, 10.05.2014
Në kuadër të vizitës zyrtare në Rumani, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi dhe delegacioni të cilin ai e udhëheq, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar mbrëmë nga Kryetari i Dhomës së përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, Valeriu Stefan Zgonea.
Gjate kësaj pritjeje, kryeparlamentari Krasniqi ka zhvilluar takime të rastit me kryetarë të parlamentit të Kroacisë, Greqisë, Malit të zi dhe Shqipërisë.
Kryetari Krasniqi po qëndron në Rumani me ftesë të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë dhe do të marrë pjesë në seancën inauguruese të Asamblesë Parlamentare të shteteve të Evropës Juglindore.
Pjesëmarrës të kësaj Asambleje janë edhe kryetarët e parlamentit të Rumanisë, Shqipërisë, Greqisë, Malit të zi, Kroacisë, Turqisë dhe Bullgarisë.
Asambleja zhvillon sot punimet, të cilës kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës do t'i adresohet me një fjalë.