Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Rumani
E Enjte, 08.05.2014
Me ftesë të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, kryetari i Kuvendi të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, nga 9 deri më 12 maj 2014, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Rumani, ku do të marrë pjesë në seancën inauguruese të Asamblesë Parlamentare të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e bashkëpunimit të shteteve të Evropës Juglindore.
Gjatë qëndrimit në Rumani, kryetari i Kuvendit të Kosovës pritet të realizojë takime bilaterale me përfaqësues të institucioneve rumune, por edhe me kryetarë tjerë të parlamenteve të shteteve të Evropës Juglindore.