Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti një delegacion të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite, kryesuar nga dr. Abdullah Hamoud Al Harbi

E Marte, 06.05.2014




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot një delegacion të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite, i përfaqësuar nga Komisioni Parlamentar i Miqësisë, Arabi Saudite-Kosovë, kryesuar nga dr. Abdullah Hamoud Al Harbi.

Pasi u falënderua për mikpritjen, dr. Abdullah Hamoud Al Harbi, ia përcolli kryekuvendarit Krasniqi , përshëndetjet e përfaqësuesve të institucioneve më të larta të Arabisë Saudite dhe ndjenjën e respektit të lartë për shtetin e Kosovës. Në vijim, dr. Abdullah Hamoud Al Harbi theksoi interesin e veçantë të institucioneve të Arabisë Saudite për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Arabisë Saudite dhe Kosovës në të gjithë lëmenjtë. Me këtë rast folën edhe disa anëtarë të delegacionit, duke shprehur mirënjohje për pritjen e ngrohtë në Kosovë, si dhe impresionet për të arriturat në Kosovë.

Kryekuvendari Krasniqi në fjalën e tij shprehu falënderimin e tij ndaj Arabisë Saudite për gjithë mbështetjen e çmueshme që i ka dhënë e po i jep Kosovës. Kjo ndihmë, tha z. Krasniqi, ka ndikuar në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve mike. Në vijim, kreu i legjislativit të vendit përmendi kontributin e rëndësishëm të Arabisë Saudite në lëmin e ndërtimeve në Kosovë.

Kryekuvendari Krasniqi pastaj i bëri një vështrim çështjes së njohjes së Kosovës tashmë nga 106 vende anëtare të OKB-së, duke theksuar se në këtë proces ka pasur dorë edhe Arabia Saudite. Ai njohu delegacionin saudit edhe me anëtarësimin e Kosovës në shumë institucione ndërkombëtare, sidomos nga lëmi i monetar, si dhe me bashkëpunimin e Kosovës edhe me shtetet fqinje.

Bashkëbiseduesit ishin unik në konstatimin se marrëdhëniet ndërmjet Arabisë Saudite edhe Kosovës do të avancohen edhe më.

 

 

 

Kryekuvendari Krasniqi priti një delegacion të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite, kryesuar nga dr. Abdullah Hamoud Al Harbi Kryekuvendari Krasniqi priti një delegacion të Asamblesë Konsultative të Arabisë Saudite, kryesuar nga dr. Abdullah Hamoud Al Harbi