Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në Takimin VII të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane

E Marte, 06.05.2014




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, mori pjesë dhe mbajti një fjalë rasti në Takimin VII të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, në të cilin i diskutua për përparimin e reformave në kuadër të agjendës evropiane të Republikës së Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave, e ku ishin të pranishëm udhëheqës të institucioneve të Kosovës, të subjekteve politike, të sistemit të drejtësisë, si dhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fyle.

Duke përshëndetur përmbylljen e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit në mes të Komisionit Evropian dhe Kosovës, kryeparlamentari Krasniqi bëri një rezyme të punës së Kuvendit në kuadër të angazhimeve për agjendën evropiane për Kosovën, përkatësisht përmbushjen e kërkesave të dala nga Raporti i Progresit.

Kryetari Krasniqi bëri të ditur se Kuvendit ka miratuar një numër dokumentesh strategjike për të përkrahur zbatimin e synimeve dhe objektivave politike drejt integrimeve evropiane, si dhe ligje të dala nga rekomandimet e Raportit të Progresit.

Në vazhdim, kreu i Kuvendit evidentoi ligjet me prioritet, të miratuara nga legjislativi i vendit, që lidhen me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe përmbushjen e kritereve që dalin nga procesi i liberalizimit të vizave.

Kryetari Krasniqi foli edhe për ngecjen e reformës zgjedhore dhe potencoi ligjet të cilat ende gjenden në fazën e shqyrtimit në komisionet përkatëse.

 

 

Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në Takimin VII të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane