Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Premte, 02.05.2014




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit, Vjosa Osmani, u shqyrtuan dhe u përkrahën një sërë projektligje, me amendamentet e komisioneve funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.


Përkrahjen e anëtarëve të Komisionit e morën këto projektligje: Projektligji nr. 04/L-265 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, Projektligji nr. 04/L-238 për mbrojtjen nga zhurma, Projektligji nr. 04/L-231 për zonat e rrezikuara mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, Projektligji nr. 04/L-262 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, Projektligji nr. 04/L-241 për armë, Projektligji nr. 04/L-242 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-246 për pajisje me armë, municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri. Mbështetjen e anëtarëve të komisionit nuk e mori Projektligji nr. 04/L-270 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për ndërmarrjet publike, ndërkaq, nga rendi i ditës është hequr shqyrtimi i Raportit të grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-140 për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane