Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Marte, 18.02.2014




Shqyrtimi i raporteve kthyese të organizatave buxhetore, ishte temë qendrore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që u mbajt nën drejtimin e Ali Sadriut, kryetar i Komisionit. Me këtë rast u shqyrtuan raportet kthyese dhe planet e veprimit për adresimin e rekomandimeve të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. Komisioni shqyrtoi raportet e Ministrisë së Drejtësisë, Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, si dhe Ministrisë së Administratës Publike. Komisioni u njoftua edhe me udhëzimin administrativ të Ministrisë së Financave për regjistrimin e pasurisë.
Në vijim Komisioni u njoftua edhe me performancën e RTK-ës, duke kërkuar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm që të bëjë një auditim të përgjithshëm të performancës së këtij institucioni. Zbatimin e planeve të veprimit të këtyre organizatave buxhetore, Komisioni do të vazhdojë t' i mbikëqyrë me raportet e auditimit të vitit 2013.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike