Lajmet e fundit

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës është duke marrë pjesë në Sesionin e dhjetë Parlamentar të grave, që po mbahet në Parlamentin e Republikës së Malit të Zi

E Premte, 08.03.2019




Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht deputetët: Luljeta Veselaj- Gutaj dhe Fisnik Ismaili, anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Zhdukur dhe Peticione, po marrin pjesë në Sesionin e dhjetë Parlamentar të grave, që po mbahet në Parlamentin e Republikës së Malit të Zi.
Temë bosht e këtij takimi është gjendja dhe pozita e gruas në shtetet pjesëmarrëse.
Në këtë Sesion, përpos përfaqësueseve nga Parlamenti i Kosovës dhe nikoqirit, Parlamentit të Malit të Zi, po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Maqedonia Veriore, Serbia, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera përkatëse të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës është duke marrë pjesë në Sesionin e dhjetë Parlamentar të grave, që po mbahet në Parlamentin e Republikës së Malit të Zi