Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme

E Mërkure, 06.03.2019




Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kryesuar nga Time Kadrijaj, zv/ kryetare parë e Komisionit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën është shqyrtuar Projektligji për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, si dhe Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Pas shqyrtimit të amendamenteve të Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë, të cilat para komisionit i paraqiti deputeti Dukagjin Gorani, komisioni i përkrahu amendamentet dhe projektligjin në tërësi, duke vendosur po ashtu ta procedojë tutje në seancë plenare.
Po ashtu, komisioni miratoi edhe Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme