Lajmet e fundit

Grupi i Grave Deputete dënon ashpër dhunën ndaj çdo gruaje në Republikën e Kosovës

E Premte, 31.05.2019




Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës (GGD), ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me rastin e dhunës së ushtruar ndaj gruas rome, e cila ndodhi para disa ditëve dhe u bë publike në media. GGD-ja dënon ashpër dhunën që i bëhet çdo qytetareje grua, në Republikën e Kosovës.

Në reagimin e GGD-së thuhet se dhuna ndaj grave është e papranueshme dhe si të tillë e dënohet ashpër nga kushdo që ushtrohet dhe prej kujtdo qoftë, duke mos bëre dallime të asnjë përkatësie apo komuniteti.

"Grupi i Grave Deputete u bën thirrje mediave dhe segmenteve tjera të shoqërisë, që të kenë kujdes ndaj çdo diskriminimi të shtetasve kosovarë. Kërkojmë nga mediat që të jenë më të përgjegjshme në të ardhmen dhe para se të raportojnë të kenë fakte të argumentuara, në mënyrë që mos të krijojnë precedent për nxitje të dhunës, siç ka ndodhur me rastin e gruas nga komuniteti rom", thuhet më tej në reagimin e GGD-së.

 

 

Grupi i Grave Deputete dënon ashpër dhunën ndaj çdo gruaje në Republikën e Kosovës