Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Mërkure, 30.01.2019 15:00




    Rendi i ditës

    1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

    2. Rendi i ditës për Seancë plenare:

    1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura,

    2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik,

    3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,

    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

    7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018,

    8. Shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare "Trepça" Sh.A.

     

    Procesverbali