Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Marte, 16.04.2019




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, drejtuar nga kryetarja Blerta Deliu-Kodra, u shqyrtua Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit (PKZMSA) 2019-2023.
E ftuar për të dhënë sqarimet e nevojshme lidhur me këtë çështje ishte ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha.
Ajo mes tjerash theksoi se programi aktual është më cilësor dhe se tashmë janë definuar masat të cilat sjellin veprime konkrete. Ndërkaq, në vijim shtoi se numri i masave është zvogëluar krahasuar me vitin paraprak dhe kjo sipas saj është arritur si rezultat i një parashikimit më të mirë.
Ministrja Hoxha tha se raporti i parë tremujor mbi zbatimin e PKZMSA 2019 - 2023 parashihet të publikohet në muajin maj, ndërsa monitorimi i zbatimit të PKZMSA-së bëhet përmes platformës online.
Ajo sqaroi se për vitin 2019 është paraparë realizimi i 70 për qind të reformave, të paktën 280 masa afatshkurta, ndërkaq, kostoja e zbatimit të PKZMSA-së 2019-2023 për këtë vit është rreth 94.4 milionë euro, nga të cilat rreth 81.8 milionë euro nga buxheti i shtetit, ndërsa rreth 12.6 milionë euro nga mbështetja e donatorëve. Sipas saj, kjo nuk do të këtë vakum buxhetor.
Pas përfundimit të diskutimit për PKZMSA 2019-2023, anëtarët e Komisionit e miratuan atë dhe procedohet në seancë plenare.
Dritën jeshile për procedim në seancë plenare pas miratimit e morën edhe Projektligji për mbrojtjen e fëmijës dhe Projektligji për të Drejtën Ndërkombëtare Private, me amendamentet e komisioneve funksionale. U vlerësua se nuk janë në kundërshtim me legjislacionin e BE-së.

 

 

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane