Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
E Premte, 22.03.2019
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e 49 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.
Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të miratojë rezolutë lidhur me pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, si dhe plotësim-ndryshimin e ligjit ekzistues.
Konform kërkesës, Kryesia vendosi që seanca e jashtëzakonshme të mbahet sot, në orën 11:00.