Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Enjte, 14.03.2019




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Muharrem Nitaj, kryetar, ishte e ftuar për raportim ministrja e Bujqësisë, Dijana Zhiviç.

Ministrja Zhiviç bëri një prezantim të shkurtër lidhur me funksionimin e kësaj ministrie. Ajo tha se gjatë mandatit të saj do t'i shqyrtojë të gjitha mundësitë për të punuar për zhvillimin rural si dhe në programe të fushave profesionale, në mënyrë që t'i finalizojë projektet e planifikuara.
Edhe pse e ftuar për raportim lidhur me grantet e ndara të kësaj ministrie, Zhivic nuk u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Ajo tha se ka vetëm dy javë që është emëruar ministre dhe shtoi se nuk mund të raportojë për çështjet që kanë ndodhur në periudhën kur në krye të ministrisë ka qenë dikush tjetër.
"Unë nuk mund të jap përgjigje në pyetjet tuaja, sepse nuk kam qenë ministre në kohën kur janë ndarë grantet. Gjatë mandatit tim do t'i shqyrtoj të gjitha mundësitë për të punuar për zhvillimin rural si dhe në programe të fushave profesionale. Kanë qenë disa vonesa por ligjet do plotësohen shumë shpejt, Ligji për ushqimin, zhvillimin rural etj.", tha Zhiviç.
Në vazhdim të mbledhjes, fjalën e mori sekretari i Ministrisë, Kapllan Halimi, i cili foli për projektet dhe planet në këtë ministri. Halimi, po ashtu u përgjigj në pyetjet e deputetëve duke dhënë sqarimet e nevojshme.
Komisioni po ashtu, informoi lidhur me ndarjen e grupeve punuese për projektligjet te cilat janë në procedurë të komisionit.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...