Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

E Enjte, 14.03.2019




Me vendim të seancës plenare, kryesimin e Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së e morri partia PSD, përkatësisht, Faton Topalli, deputet nga radhët e këtij subjekti politik.

Në mbledhjen e mbajtur sot, kryesimin e Komisionit ia dorëzoi ushtruesja e detyrës së kryesueses së Komisionit, deputetja Ganimete Musliu.

Kryetari i ri i Komisionit, Faton Topalli, bashkë me anëtarët e tjerë, gjatë mbledhjes së sotme diskutuan rreth aktiviteteve që priten të realizohen në kuadër të Planit të Punës së Komisionit.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë