Lajmet e fundit
Njoftim
E Enjte, 14.03.2019
Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Slavko Simiç, nënkryetar i Kuvendit, i demantojnë si të pavërteta njoftimet e lansuara në disa media, se kinse ai ka marrë pjesë në mbledhjen e datës 7.3.2019, me ç'rast, me qëllim apo pa të, dikush nga të pranishmit e ka keqpërdorur kartelën e tij.
Përndryshe, verifikimi i kartelës në sistem, nuk do të thotë edhe prania fizike në mbledhje dhe nuk e mundëson bërjen e kuorumit.
Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, herën e fundit ka marrë pjesë në mbledhjen plenare të datës 16 nëntor 2018