Lajmet e fundit
Grupi i Grave Deputete, shënoi 20 vjetorin e Rezolutës 1235
E Marte, 12.03.2019
Gjatë shënimit të 20 vjetorit të Rezolutës 1325, në të cilën morën pjesë, përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Tanin, ambasadorët, Apostolova dhe z. Braathu, koordinatorja e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, Richardson etj. kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Megjide Mjaku-Topalli, tha: " Kjo rezolutë, e para e këtij lloji, kërkon pjesëmarrje të plotë të grave në të gjitha nivelet e vendimmarrjes në zgjidhjen e konflikteve të pas luftës dhe proceseve të paqes. Megjithatë, dëshmitë botërore tregojnë se implementimi i qëllimeve të rezolutës, në realitetet e shoqërive të ndryshme mbeten akoma sfidë".
Në vijim të fjalës së saj, kryetarja e GGD-së nënvizoi: "Në karrierën time si mësimdhënëse, drejtoreshë shkolle, ligjëruese, sportiste, aktiviste në KMDLNJ, dhe tanimë si deputete, por edhe në cilësin e Kryetares së GGD, si dhe të qenit nënë e njëkohësisht grua, kam pasur rastin të shoh e të përjetojë shembuj të shumtë të grave, se si ato ishin pjesë e luftës, paqes dhe sigurisë, si dhe në nisma të ndryshme, jo çdo herë të lehta" tha Mjaku- Topalli.
Në vijim, Mjaku Topollai, përmendi një varg aktivitetesh të realizuara nga GGD-ja.
Kryetarja Mjaku- Topalli, po ashtu theksoi se përkundër kornizës së fortë ligjore, vendimmarrësit, shumica e të cilëve janë meshkuj, shpesh marrin vendime bazuar në vlerat patriarkale, e jo në atë që thotë ligji.
Duhet, tha ajo, që në menyrë ekstreme të mbrohet parimi i barazisë dhe mosdiskriminimit. Secili duhet të niset nga një parim human se, të drejtat e mija janë deri në kufirin ku nuk cenohen të drejtat e tjetrit, theksoi Mjaku-Topalli.
Në fund të takimit, kryetarja, vlerësoi se, forumet si Dita e Hapur Globale ofrojnë platforma dhe horizonte për t'i vleresuar në aspektin kritik dhe për t'i dinamizuar veprimet e shoqërisë civile, në drejtim të arritjes së objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm për mileniumin e tretë.