Lajmet e fundit

Të mërkurën në Vushtrri mbahet debat i deputetëve me qytetarë

E Marte, 05.03.2019




Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin "Ditët e Kuvendit".

Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.


Takimi i parë për këtë vit do të mbahet në qytetin e Vushtrrisë, të mërkurën, më 6 mars 2019, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Vushtrri duke filluar në orën 14:00.

Në takim do të marrin pjesë deputetët: Hykmete Bajrami, Xhevahire Izmaku, Albulena Haxhiu, Rasim Selmanaj, Shqipe Pantina, Haxhi Shala dhe Fikrim Damka.

 

Të mërkurën në Vushtrri mbahet debat i deputetëve me qytetarë