Lajmet e fundit
Nga Komisioni për Legjislacion…
E Marte, 05.03.2019
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mbledhjen e mbajtur sot, të kryesuar nga Albulena Haxhiu, kryetare, ka shqyrtuar Raportin me amendamente të Projektligjit nr. 06/L-101 për të Drejtën Ndërkombëtare Private dhe Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Projektligjin nr.06/L-081 për Qasje në Dokumentet Publike.
Pas diskutimeve të anëtarëve të komisionit, është vendosur që këto raporte të kthehen edhe njëherë për shqyrtim në grupet punuese.
Në mbledhjen e këtij komisioni kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës, të cilët kanë shprehur brengat dhe shqetësimet për gjendjen e tyre.
Përfaqësuesit e kësaj federate kanë kërkuar mbështetje nga anëtarët e këtij komisioni.
Pas diskutimeve, është arritur pajtueshmeri që anëtari i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, Sami Kurteshi, të jetë personi përgjegjës i cili do të mbajë kontakte me përfaqësuesit e Federatës Sindikale të Pavarur të Pensionistëve dhe Invalidëve të Kosovës dhe të institucioneve tjera shtetërore.