Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Hënë, 04.03.2019
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, mbajti mbledhjen e saj te rregullt.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, KDI-së dhe OJQ-së Avonet.
Në këtë mbledhje, pikë e vetme e rendit të ditës ishte shqyrtimi i dy peticioneve të: Kryesisë se Sindikatës së Pavarur të ElektroKosovës, si dhe peticionit të Këshillit të mësimdhënësve të ciklit 1-5.
Në vazhdim, anëtarët e Komisionit u pajtuan që të dyja këto peticione se pari të shqyrtohen në Grupin punues , e pastaj , në bazë të fushë veprimtarisë, në mbledhjen e ardhshme të Komisionit, të nxjerrët vendimi përfundimtar .