Lajmet e fundit

Nga mbledhja e komisionit për Bujqësi...

E Premte, 22.02.2019




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr nga Muharrem Nitaj, kryetar, shqyrtoi tri projektligje.
Në fillim të takimit komisioni ka diskutuar gjatë lidhur me mos raportimin e Ministrisë së Bujqësisë, të cilët nuk kanë kthyer asnjë përgjigje. Anëtarët e komisionit u shprehen të shqetësuar për gjendjen në Ministrinë e Bujqësisë, e cila ende nuk ka caktuar ministrin e kësaj ministrie. Deputetet u dakorduan që përmes një shkrese t'i drejtohen kryeministrit që sa më parë të caktoj një zëvendës ministër për raportim pranë komisionit.
Gjatë kësaj mbledhjeje, komisioni i procedoi Kuvendit në lexim të dytë Projektligjin për rregullatorin e shërbimit të ujit. Po ashtu, komisioni shqyrtoi dhe miratoi në parim Projektligjin për pijet e forta alkoolike, si dhe u procedoi për lexim të parë në Kuvend Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-247.
Në vazhdim, komisioni formoi grupet punuese për projektligjet, që kanë kaluar leximin e parë.

Nga mbledhja e komisionit për Bujqësi...