Lajmet e fundit

Pensionistët falënderojnë Kryeparlamentarin Veseli për rritjen e pensioneve

E Mërkure, 20.02.2019




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot përfaqësuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, të cilët e falënderuan për vendimin për rritjen e pensioneve, ashtu siç u kishte premtuar.

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, tha se pensionistët janë të lumtur me vendimin e Qeverisë për rritjen e pensioneve, të cilat siç tha ai, tani do ta kenë një pension më të dinjitetshëm.

"Ju falënderojmë që gjithmonë na keni qëndruar afër neve qytetarëve të moshës së tretë dhe po ashtu një falënderim që e mbajtët premtimin që na kishit dhënë për rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e pensionistëve pa dallim", tha Kajtazi në takim me Kryeparlametarin Veseli.

Kreu i Kuvendit tha se institucionet e Kosovës e kanë për obligim të kujdesen për të moshuarit, pasi sipas tij, falë punës dhe sakrificave të tyre, Kosova sot po konsolidohet dhe forcohet si shtet i pavarur dhe sovran.

Kryeparlamentari Veseli tha se përveç rritjes së pensioneve, do të gjejnë mënyrat më të mira që në të ardhmen e afërt, të krijohen lehtësira në institucionet shëndetësore për pensionistët, duke përfshirë trajtimin e tyre por edhe barnat.

 

 

Pensionistët falënderojnë Kryeparlamentarin Veseli për rritjen e pensioneve Pensionistët falënderojnë Kryeparlamentarin Veseli për rritjen e pensioneve Pensionistët falënderojnë Kryeparlamentarin Veseli për rritjen e pensioneve