Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike
E Premte, 15.02.2019
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari Driton Selmanaj, u shqyrtua raporti i auditimit për menaxhimin financiar dhe kontrollet e borxheve publike për periudhën 2009-2017. Sqarime të nevojshme lidhur me këtë çështje dha zv/ministri i Financave, Fatmir Gashi.
Pas një diskutimi të gjerë nga anëtarë të Komisionit, në kontestin e borxhit publik, rekomandimet lidhur me këtë çështje do të trajtohen në mbledhjen e radhës.
Komisioni, po ashtu diskutoi edhe lidhur me inicimin e procedurave për auditimin e raporteve financiare të subjekteve politike, për vitin 2018, duke autorizuar administratën e Kuvendit që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për thirrje të hapur për aplikim, për përzgjedhjen e së paku 10 auditorëve të licencuar, të cilët do të auditojnë Raportet Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të fushatës së subjekteve politike, për vitin 2018.