Lajmet e fundit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pa gjetur dhe Peticione u takua me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës
E Hënë, 04.02.2019
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pa gjetur dhe Peticione u takua me përfaqësuesit e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës
Në mbledhje kryetarja e komisionit qeveritar znj. Minire Begaj, duke falënderuar për pritjen nga ana e anëtarëve të Komisionit, tha se ky Komisionit qeveritar ka filluar punën në muajin shkurt 2018 dhe numëron gjithsej 9 anëtarë, ndërsa duke folur për punën e deritashme të Komisionit, znj. Begaj ka theksuar se nga numri i përgjithshëm i aplikacioneve të shqyrtuara 123 janë refuzuar për shkak të dokumentacionit jo të kompletuar ose për shkak të parregullsive të tjera, 100 aplikacione janë kthyer në përpunim, nga të cilat 46 janë pranuar në procedurë të mëtejshme të shqyrtimit dhe nga ky numër 16 kërkesa janë pranuar. Në fund znj. Begaj ka theksuar se ka shumë aplikacione të pakompletuara dhe se ekzistojnë dëshmi të rrejshme lidhur me ngjarjet.
Në fund anëtarët e komisionit parashtruan shumë pyetje për përfaqësuesit e këtij Komisioni.