Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 23.01.2019




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, të kryesuar nga kryetari Driton Selmanaj, u shqyrtua dhe u përkrah raporti vjetor i punës së KMFP-së për vitin 2018. U theksua fakti se përgjatë vitit 2018, Komisioni ka mbajtur 26 mbledhje, si dhe ka trajtuar 33 raporte te organizatave buxhetore.

Po ashtu, u sqarua se janë trajtuar dy projektligje ndërkaq nuk është monitoruar asnjë ligj që bie në fushëveprimin e këtij komisioni.

Tutje, Komisioni shqyrtoi dhe përkrahu edhe draft-planin e Punës së KMFP-së për vitin 2019. Me këtë rast, u vlerësua se Komisoni do të monitorojë, veç tjerash, edhe Ligjin për kontrollin e brendshëm të financave publike. Krejtësisht në fund, Komisioni ngriti shqetësime lidhur me institucionet (Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, si dhe atë për Komunitete dhe Kthim) të cilat nuk kanë sjellur raportet shtesë që janë kërkuar nga Komisioni, që kanë të bëjnë me subvencionet e këtyre institucioneve. Përkitazi me këtë, u tha se Komisioni do të mbajë edhe një konferencë për media.

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike