Lajmet e fundit
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Arsim...
E Mërkure, 17.07.2019
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, kryesuar nga kryetari Ismajl Kurteshi, mbajti sot dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Trashëgiminë Kulturore.
Kryesuesja e grupit punues të këtij projektligji, deputetja Arbërie Nagavci, bëri të ditur se komisioni ka punuar intensivisht me të gjithë akterët relevantë të institucioneve. Po ashtu, ajo theksoi se janë nxjerr rekomandime nga të gjitha grupet e interesit të cilat do të shqyrtohen dhe me pas do të inkorporohen në projektligj.
Të gjeturat nga hulumtimet në terren i prezantoi eksperti i jashtëm i angazhuar nga KDI-ja, Sali Shoshi.
Në vazhdim, fjalën e morën edhe përfaqësues tjerë të institucioneve dhe të shoqërisë civile, të cilët angazhohen për çështje të trashëgimisë kulturore, duke paraqitur vërejtjet dhe rekomandimet e tyre.
Në fund të takimit, anëtarët e komisionit dhe të gjithë përfaqësuesit që kontribuuan me diskutimet dhe vërejtjet e tyre, u dakorduan që rekomandimet të dërgohen me shkrim, në mënyrë që asetet kulturore të mbrohen me ligj dhe të shërbejnë për zhvillim ekonomik.