Arkivi

Periudha e tretë Legjislative (13.12.2007 - 03.11.2010)

Berim Ramosaj

Berim Ramosaj

Funksionet në Kuvendin e Kosovës

    Partia

    • Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD)

    Të dhëna personale

    • I lindur më 04.06.1962 në Deçan
    • I martuar, baba i tre femijve

    Arsimimi

    • Fakultetin ekonomik, (1983)
    • Magjistratura–drejtimi i managementit në Universitetin e Zagrebit (1985)
    • Doktor i shkencave ekonomike (1995).
    • Veprat shkencoro-profesionale: Të publikuara 18 punime shkencore në revista shkencore me recenzion nga fusha e menaxhmentit; Katër libra të botuara nga fusha e manaxhmentit (Ndërmarrja dhe menaxhmenti ndërmarrës viti 1991 Prishtinë, Bazat e Menaxhmentit viti 1993, ribotimi i parë 1995, ribotimi i dytë 1997, ribotimi i tretë 2001 dhe ribotimi i katërt në vitin 2004, Udhëheqja dhe menaxhimi financiar i ndërmarrjes viti 1998 dhe Menaxhimi Financiar i ndermarrjes ekonomike viti 2003 ; pjesëmarrës i disa projekteve shkencoro-hulumtuese dhe i konferencave shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombetar.etj.

    Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake

    • Nga viti 1984 punon në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, fillimisht bashkëpuntor e pastaj nga viti 1994 bëhet ligjërues i lëndës së Menaxhementit ;
    • - Titullin e docentit e merr në vitin 1995;
    • - Në vitin 1999 është zgjedhur profesor inordinar për lëndën e Manaxhmentit në Universitetin e Prishtinës, ku punon edhe sot (në Fakultetin Ekonomik).
    • - I angazhuar si professor i lëndës së menaxhmentit në Universitetin e Tetovës nga viti 1997;
    • - I angazhuar në Studimet pas universitare në Fakultetin Teknik dhe në Institutin për - Studime bashkëkohore në Prishtinë, viti 2004). Krahas kësaj nga janari i vitit 2000 është zgjedhur kryeshef i ekzekutivit (CEO) në Komunën e Prishtinës ku punoi gjer më 12.02.2003. Nga viti 2003 është i emëruar këshilltar i presidentit të Kosovës për çështjet ekonomike.

    Gjuhë tjetër përveç amtares

    • Anglisht
    • Serbisht

    Adresa

    • Prishtinë