Lista e deputetëve të Kuvendit të Kosovës
Periudha e pestë Legjislative (17.07.2014 - 10.05.2017)
Muhamet Mustafa
Funksionet në Kuvendin e Kosovës
- LDK
Grupi parlamentar
Partia
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Të dhëna personale
- I lindur më 04.01.1950
- I martuar, dy vajza dhe dy djem
Arsimimi
- Doktor i shkencave ekonomike, profesor i lëndëve lidhur me menaxhimin e zhvillimit. Studime postdiplomike në SHBA, Angli dhe Belgjikë
Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake
Ka punuar në gazetari, ka udhëhequr Fondin e Rrugëve, ka kryer disa funksione publike e politike në periudhën (1977-1989), ku me rastin e Grevës së Minatorëve shkarkohet nga funksioni
Është themelues dhe udhëheqës i Institutit Riinvest deri më tetor 2010 kur zgjedhet deputet i Kuvendit të Kosovës. Ka botuar 8 monografi e tekste universitare, më tepër se 30 studime në shqip dhe anglisht, mbi 30 artikuj në revista shkencore, vendore e ndërkombëtare. Është professor në Kolegjin Riinvest dhe kryetar i Këshillit Akademik në këtë kolegj. Pos gjuhës amtare, njeh shumë mirë gjuhën angleze, gjuhën serbe dhe në nivel komunikimi gjuhën frënge.
Adresa
- Prishtinë, rr.Lidhja e Prizrenit, 161