Arkivi
Periudha e tretë Legjislative (13.12.2007 - 03.11.2010)
Jakup Krasniqi
Funksionet në Kuvendin e Kosovës
Partia
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Të dhëna personale
- I lindur më 01.01.1951 në Fatos/Drenas
- I martuar, 4 fëmijë, 3 vajza dhe 1 djalë
Arsimimi
- 1957–1965 Shkolla fillore, në Fatos (Negroc) dhe në Arllat;
- 1966–1971 Shkolla Normale në Prishtinë;
- 1972–1976 Fakulteti Filozofik, dega e Historisë në Prishtinë;
- 1995–1997 Studimet pas–universitare në Fakultetin Filozofik , Dega e Historisë në Universitetin e Prishtinës;
- 22.11.2003 Mbrojtja e tezës së magjistraturës në Universitetin e Prishtinës me temë: “Lëvizja Politike dhe qëndresa e armatosur në Kosovë 1991–1999“;
- 05.11.2008 Mbrojtja e tezës së doktoratës në Universitetin e Prishtinës me temë: “Shtypi shqiptar për zhvillimet politike në Kosovë 1981-1991 “ dhe mori titullin dr. i shkencës së historisë
Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake
- 1972–1977 Arsimtar në Fatos dhe Arllat;
- 1976–1977, Arsimtar në Shkollën e Mesme në Drenas;
- 1979–1981 Arsimtar në Arllat dhe pastaj në Shkollën e Mesme në Skenderaj;
- 1991–1994 Arsimtar në gjimnazin “Skënderbeu“ në Drenas;
- 1995–1998 Kryetar i Këshillit të Arsimit në Drenas;
- 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK);
- 1999 Anëtar i Delegacionit të Kosovës dhe i Grupit Politik në Konferencën e Rambujesë;
- 1999–Janar 2000 ministër i Ministrisë për Rindërtim dhe Zhvillim;
- 2001-Deputet në Legjislaturën e Parë;
- Mars 2002 dhjetor 2004 Ministër i Ministrisë së Shërbimeve Publike në Qeverinë e Kosovës;
- Tetor 2004-2007 Deputet në Kuvendin e Kosovës, mandati II;
- 2004-2007 Shef i GP të PDK-së në Kuvendin e Kosovës;
- Nëntor 2007 deputet, mandati III;
- Janar 2008- vijon Kryetar i Kuvendit të Kosoves;
- 1973–1981 Veprimtari politike Klandestine (ilegale) në Lëvizjen Kombëtare të Kosovës;
- 1981–1991 I burgosur politik;
- 1991–1999 Anëtar i Kryesisë dhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dega në Drenas;
- 1992–1998 Deputet i Parlamentit të Kosovës;
- 1998–1999 Zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike të UÇK;
- 1999–2003 Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Prosperitetit Demokratik të Kosovës (PPDK) përkatësisht Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),
- Tetor 2005-vijon Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së,
- Nëntor 2005 anëtar i Grupit Politik Strategjik nga PDK, në bisedimet e Vjenës.
Botime
- “Kosova në kontekstin historik”, dhjetor 2005, Prishtinë
- “Kthesa e Madhe- Ushtria Çlirimtare e Kosoves”, tetor 2006, Prishtinë;
- “Një luftë ndryshe për Kosovën”, dhjetor 2007, Prishtinë;
- Shkrime publicistike, politike dhe shkencore të publikuara në media të përditshme dhe revista periodike e shkencore;
Gjuhë tjetër përveç amtares
- Anglisht (për shfrytëzim literature),
- Kroatisht–rrjedhshëm,
- Serbisht-rrjedhshëm
Adresa