Lista e deputetëve të Kuvendit të Kosovës
Periudha e tretë Legjislative (13.12.2007 - 03.11.2010)
Berim Ramosaj
Funksionet në Kuvendin e Kosovës
Partia
- Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD)
Të dhëna personale
- I lindur më 04.06.1962 në Deçan
- I martuar, baba i tre femijve
Arsimimi
- Fakultetin ekonomik, (1983)
- Magjistratura–drejtimi i managementit në Universitetin e Zagrebit (1985)
- Doktor i shkencave ekonomike (1995).
-
- Veprat shkencoro-profesionale: Të publikuara 18 punime shkencore në revista shkencore me recenzion nga fusha e menaxhmentit; Katër libra të botuara nga fusha e manaxhmentit (Ndërmarrja dhe menaxhmenti ndërmarrës viti 1991 Prishtinë, Bazat e Menaxhmentit viti 1993, ribotimi i parë 1995, ribotimi i dytë 1997, ribotimi i tretë 2001 dhe ribotimi i katërt në vitin 2004, Udhëheqja dhe menaxhimi financiar i ndërmarrjes viti 1998 dhe Menaxhimi Financiar i ndermarrjes ekonomike viti 2003 ; pjesëmarrës i disa projekteve shkencoro-hulumtuese dhe i konferencave shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombetar.etj.
Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake
- Nga viti 1984 punon në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, fillimisht bashkëpuntor e pastaj nga viti 1994 bëhet ligjërues i lëndës së Menaxhementit ;
- - Titullin e docentit e merr në vitin 1995;
- - Në vitin 1999 është zgjedhur profesor inordinar për lëndën e Manaxhmentit në Universitetin e Prishtinës, ku punon edhe sot (në Fakultetin Ekonomik).
- - I angazhuar si professor i lëndës së menaxhmentit në Universitetin e Tetovës nga viti 1997;
- - I angazhuar në Studimet pas universitare në Fakultetin Teknik dhe në Institutin për - Studime bashkëkohore në Prishtinë, viti 2004). Krahas kësaj nga janari i vitit 2000 është zgjedhur kryeshef i ekzekutivit (CEO) në Komunën e Prishtinës ku punoi gjer më 12.02.2003. Nga viti 2003 është i emëruar këshilltar i presidentit të Kosovës për çështjet ekonomike.
Gjuhë tjetër përveç amtares
Adresa