Lajmet e fundit

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe mbahet seancë e jashtëzakonshme

E Mërkure, 27.03.2019




Të enjten, më 28. 03. 2019, do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme.

Koha: 10:30

Vendi: Salla C-301

Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të diskutojë mbi situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura, përkatësisht së paku 15 njësi mësimore gjatë grevës 3 javore nga 14 janari deri me 1 shkurt 2019.

Pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00 Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme.

 

Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit dhe mbahet seancë e jashtëzakonshme