Lajmet e fundit

Veseli kërkon bashkëpunim më të madh midis institucioneve dhe odave ekonomike

E Mërkure, 27.03.2019




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në konferencën "Dialogu publiko-privat në funksion të zhvillimit të sektorit privat", ka thënë se Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, përveç qëndrueshmërisë institucionale, duhet të ketë edhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Duke kërkuar bashkëpunim më të madh midis odave ekonomike dhe institucioneve, kryeparlamentari Veseli tha se ka pritur ndikim më të madh të shoqatave të bizneseve.

"Sot jemi këtu bashkërisht për të diskutuar dhe për të bërë përpjekjet publike për modernizimin e ekonomisë së Kosovës. Institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit e ndërmarrësisë mund të arrijnë të zhvillojnë një ekonomi shumë më kontribuuese. Nëse vazhdojmë kështu, rrezikohet rinia dhe mund të kemi degradim demografik. Kam pritur që odat ekonomike të jenë më influencuese. Odat ekonomike mund të përcaktojnë politikat tona dhe tani kemi disa iniciativa dhe kjo është shumë mirë", theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kreu i legjislativit të Kosovës bëri të ditur se janë në procedurë një varg projektligjesh, të cilat lehtësojnë veprimtarinë prodhuese e biznesore.

Në funksion të kësaj, Veseli tha se çdo iniciativë e odave ekonomike të Kosovës, do të gjej përkrahjen e institucioneve, ngase, siç tha ai, nuk ka asgjë më prioritet sesa zhvillimi ekonomik.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, foli për lehtësirat që qeveria ka krijuar për bizneset viteve të fundit dhe impaktin pozitiv që ato kanë pasur në zhvillimin e tyre. Hamza tha se punëdhënësi më i madh në Kosovë është sektori privat e rrjedhimisht edhe kontribuuesi kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit.

Ndërsa, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se është i lumtur që sot Kosova ka arritur të marrë një drejtim të mirë, me gjykatën komerciale. Ai tha se kjo gjykatë do të jetë adresë e cila do ta rrisë efikasitetin e drejtësisë për bizneset.

Kryetari i Odës Ekomomike, Berat Rukiqi, i cili njeherësh moderoi konferencën, tha se me politikat publike, ka lëvizje të qartë të fuqisë punëtore drejt vendeve të tjera. Ai e konsideroi të domosdoshme ndërmarrjen e masave për ndalimin e kësaj ikjeje, duke krijuar kushte për punë brenda Kosovës.

Konferenca, e cila është organizuar nga Zyra e Komunitetit të Biznesit në kuadër të Kuvendit të Kosovës, po vijon punimet me diskutime të përfaqësuesve të bizneseve.

 

 

Veseli kërkon bashkëpunim më të madh midis institucioneve dhe odave ekonomike Veseli kërkon bashkëpunim më të madh midis institucioneve dhe odave ekonomike Veseli kërkon bashkëpunim më të madh midis institucioneve dhe odave ekonomike Veseli kërkon bashkëpunim më të madh midis institucioneve dhe odave ekonomike