Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli takoi familjarët e heronjve Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Sllaku dhe Ismail I. Thaqi

E Hënë, 25.03.2019




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim familjarët e heronjve të cilët janë vendosur në pullat postare të Kosovës: Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Sllaku dhe Ismail (Imer) Thaqi.

Në takim, kryeparlamentari Veseli tha se për Kosovën është nder që figura heronjsh e veprimtarësh si Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Sllaku, Ismail Thaqi e shumë të tjerë, të jenë imazh përfaqësues i saj.

Ai tha se u takon të gjithëve të nderojnë figurat e shquara kombëtare, të cilët me veprën e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në përpjekjet e popullit tonë për liri, duke u bërë frymëzim për gjeneratat dhe brezat pasues, të cilët vazhduan dhe çuan më tej kauzën e popullit tonë.

Familjarët e veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare, nga ana e atyre, falënderuan kryetarin Veseli dhe nëpërmjet tij institucionet e Kosovës, të cilat, sipas tyre, po lartësojnë figurat e shquara kombëtare, duke i bërë kështu nder të kaluarës së lavdishme dhe të ardhmes së kombit tonë.

Kryeparlamentari Veseli takoi familjarët e heronjve Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Sllaku dhe Ismail I. Thaqi Kryeparlamentari Veseli takoi familjarët e heronjve Idriz Seferi, Shaban Polluzha, Marie Sllaku dhe Ismail I. Thaqi