Lajmet e fundit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

E Premte, 15.03.2019




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Duda Balje, kryetare, ka shqyrtuar Peticionin e znj. Hazbije Sylejmani, lidhur me çështjen e mospranimit të saj në punë, në bazë të një konkursi të shpallur nga Drejtoria Komunale e Arsimit në komunën e Lipjanit, në vitin 2017.
Para anëtarëve të Komisionit Funksional lidhur me këtë çështje ishin të ftuar: pala e ankuar, përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Lipjanit, të Inspektoratit të Arsimit në regjionin e Ferizajt, si dhe të Inspektoratit komunal të punës në Lipjan dhe Inspektoratit të punës në nivel qendror, të cilët paraqitën pikëpamjet e tyre lidhur me aspektet ligjore dhe proceduarle të këtij rasti.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione