Lajmet e fundit

Vushtrria, nikoqiri i parë i aktivitetit “Ditët e Kuvendit” për këtë vit

E Mërkure, 06.03.2019




Me iniciativë të Forumit për Transparencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka filluar për këtë vit aktiviteti "Ditët e Kuvendit", në formatin e takimeve të deputetëve me qytetarë.
Takimi i parë per vitin 2019 u mbajt në Komunën e Vushtrrisë.
Paneli i deputetëve këtë radhë përbëhej vetëm nga gjinia femërore, përkatësisht: Xhevahire Izmaku (PDK), Hykmete Bajrami (LDK), Albulena Haxhiu (VV) dhe Shqipe Pantina (PSD).
Rreth 100 qytetarë vushtrrias kishin ardhur në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal për t'i shprehur kërkesat dhe preokupimet para përfaqësuesve të tyre.
Problemet kryesore që banorët e Vushtrrisë i shtruan tek deputetet nëpërmjet pyetjeve dhe komenteve ishin: llogaridhënia e deputetëve, mungesa e Ligjit për referendum, ndryshimi i Ligjit të prokurimit publik, privatizimi Fabrikës së Llamkosit, trajtimi i fëmijëve me nevoja të veçanta dhe pengesat në edukimin e tyre, infrastruktura (ndërtimi i dy rrethrrotullimeve), çështja e shkëmbimeve të territoreve, ndarja e fesë nga shteti, problemi i ndërrimit të emrit të shkollës "Bajram Curri", migrimi i qytetarëve jashtë shtetit, adresimi i këtyre problematikave tek komisionet, zbatimi i ligjeve që kanë të bëjnë shëndetësinë, problemet e bujqve, keqpërdorimi i fëmijëve si lypsarë nëpër rrugë, korrupsioni, financimi i RTK-së nga buxheti i shtetit, shfuqizimi i udhëzimit administrativ për pension, zbatimi i Ligjit të punës (të drejtat e punëtorëve në sektorin privat), vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendet e punës, lojërat e fatit, taksitë ilegale, pagesa e rrymës në pjesën e veriut nga qytetarët e tërë territorit të Kosovës, avancimi i fëmijëve me koeficient më të lartë të inteligjencës, ligji anti-mafia, fabrika e ujit, si dhe instalimi i rrjetit të ujësjellësit nëpër fshatra.
Të tjerë ndërkaq, e vlerësuan lart mundësinë për të komunikuar dhe bashkëbiseduar në mënyrë kaq të hapur me përfaqësuesit që vet i kanë zgjedhur. Por, sipas tyre ata do të ishin edhe më të kënaqur nëse deputetët do të ishin më tepër unik dhe të kenë më shumë kujdes në gjuhën që përdorin në Kuvend.
Në këtë funksion, u konsiderua e nevojshme edhe hapja e një zyre të deputetëve në Komunën e Vushtrrisë, në të cilën qytetarët do mund të komunikonin me deputetët e kësaj zone.
Deputetet ishin të hapura gjatë tërë debatit, duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet e adresuara nga qytetarët. Për më tepër, ato shprehen gatitshmërinë për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve edhe jashtë këtyre debateve.

Vushtrria, nikoqiri i parë i aktivitetit “Ditët e Kuvendit” për këtë vit Vushtrria, nikoqiri i parë i aktivitetit “Ditët e Kuvendit” për këtë vit Vushtrria, nikoqiri i parë i aktivitetit “Ditët e Kuvendit” për këtë vit Vushtrria, nikoqiri i parë i aktivitetit “Ditët e Kuvendit” për këtë vit Vushtrria, nikoqiri i parë i aktivitetit “Ditët e Kuvendit” për këtë vit Vushtrria, nikoqiri i parë i aktivitetit “Ditët e Kuvendit” për këtë vit Vushtrria, nikoqiri i parë i aktivitetit “Ditët e Kuvendit” për këtë vit