Lajmet e fundit

Nën organizimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione dhe në bashkëpunim me organizatat

E Hënë, 25.03.2019




Sot nën organizimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione dhe në bashkëpunim me organizatat "Save the Children " dhe "Syri i Vizionit", filloi fushata për ndalimin e dhunës dhe dënimit fizik ndaj fëmijëve. Përveç anëtarëve të komisionit, në këtë tubim morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ministri i punës dhe mirëqenies sociale Skënder Reçica, Avokati i popullit Hilmi Jashari, drejtori i Zyrës për qeverisje të mirë, të drejtat e njeriut, mundësi të barabarta dhe Barazi gjinore, Habit Hajradini, si dhe përfaqësuesit e OSBE, UNICEF, "Save the Children", Syri i Vizionit" dhe KDI-a.

Kryetari Veseli, duke marrë fjalën dhe se duke folur për të drejtat e fëmijëve, ne në të vërtetë flasim për diçka shumë të rëndësishme në shoqërinë tonë, e kjo është se me këtë ne zgjidhim ardhmërinë dhe krijimin e gjeneratave të përgatitura të rinisë të gatshme për të qenë bartëse të inovacioneve, prosperitetit, arsimimit dhe zhvillimit tonë. Ai ndër të tjera tha se nuk mund të paramendoj se si prindi mund të ushtroj dhunë mbi fëmijën e vet, sidomos në shopqërinë tonë e cila jo moti ishte shumë e nënshtruar dhunës shkatërruese sistematike me pasoja të cilat edhe sot ndjehen dukshëm. Prandaj dhunën mbi fëmijët dhe gratë assesi nuk duhet toleruar, sepse gjenerata e re është ardhmëria e vendit tonë dhe bartëse e zhvillimit të tij, ndaj duhet të kujdesemi maksimalisht dhe me kujdes ndaj tyre.

Në vazhdim të diskutimeve ministri Reçica tha se institucionet e Kosovës janë ato që duhet promovuar edhe më shumë ndalimin e dhunës fizike mbi fëmijët dhe familjen, sidomos mbi fëmijët. Ai pastaj shtoi se ministria që ai e drejton ka nxjerrë 22 standarde për eliminimin e dukurive të tilla negative të cilat fatkeqësisht ende janë të pranishme në shoqërinë tonë. Ndërkaq, avokati i popullit sterri Jashari tha se Institucioni që ai e drejton në vitin 2016 ka nxjerrë rekomandimet kundër dhunës ndaj Fëmijëve, dhe se shoqëria jonë ka nevojë edhe më të merret me këtë problematikë, Kurse zotëri Hajradini konstatoi se është e nevojshme që vazhdimisht të merremi me këtë problem, i cili fatkeqësisht si gjithkund në botë është i pranishëm edhe në shoqërinë tonë, ndaj jo vetëm institucionet për të gjithë së bashku duhet ta luftojmë, së bashku me shoqërinë civile dhe të gjithë faktorët tjerë deri në eliminimin e plotë të tij.

Në fund, përfaqësuesit e "Save the Children" dhe "Syri i Vizionit" thanë se roli primarë i kësaj fushate është kontributi në përmirësimin e infrastrukturës ligjore për parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve duke e ngritur vetëdijen e të rriturve dhe duke forcuar institucionet për tejkalimin e dukurive të dënimeve fizike ndaj fëmijëve, në cilindo rreth të shoqërisë sonë, por edhe sigurimi i alternativave dhe metodave për ngritjen e fëmijëve të shëndosh.

 

Nën organizimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione dhe në bashkëpunim me organizatat Nën organizimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione dhe në bashkëpunim me organizatat