Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
E Marte, 26.03.2019
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, mbajti mbledhje të rregullt, të cilën e kryesoi Duda Balje, kryetare e Komisionit.
Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e UNICEF-it, dhe KDI-së.
E vetmja pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i P/ligjit për mbrojtjen e fëmijës.
Pas diskutimeve, anëtarët e Komisionit njëzërit miratuan këtë P/ligj.