Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim

E Marte, 26.02.2019




Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim, të cilin e kryesoi Xhelal Sveqla, nënkryetar i parë, mbajti sot takim në të cilin ishte pika e vetme e rendit të ditës: Shqyrtimi i Projektligjin nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike, me raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për administratë publike, qeverisje lokale dhe media.
Në këtë takim përveç anëtarëve të Komisionit ishin prezent edhe përfaqësuesit e OSBE-së, KDI si dhe përfaqësuesi i Këshillit këshillëdhënës për komunitetet nga Kabineti i Kryetarit të Republikës së Kosovës.
Në vazhdim Komisioni e miratoi Projektligjin nr. 06/L-081 për qasje në dokumentet publike, me raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për administratë publike, qeverisje lokale dhe media.

Nga mbledhja e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim