Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione

E Enjte, 07.02.2019




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, e mbajti mbledhjen e rregullt, të cilën e kryesoi deputetja Duda Balje, kryetare.

Në këtë takim, përveç anëtarëve të Komisionit, muarën pjesë edhe përfaqësuesit e KDI-së.

Ky takim, të vetëm pikë të rendit të ditës e kishte: Diskutimi për mundësinë e shndërrimit të Burgut të Prishtinës në muze.

Duke diskutuar për këtë temë, anëtarët e Komisionit, ishin thuaja të njëzëri që ky burg i Prishtinës të shndërrohet në muze, në radhë të parë sepse këtu kanë qenë të burgosur ose në procedurë hetuesie edhe personalitetet e njohura politike, siç ishin Adem Demaqi dhe Fazli Grajqevci. Komisioni, në fund nxori Vendim që të gjitha institucioneve t'u dërgohet kërkesa që Burgu i Prishtinës të shndërrohet në muze në kohën sa më të shkurtër.

Në vazhdim të takimit, në pikën e rendit të ditës: Të ndryshme, Komisioni vendosi që 20 vjetori i ngjarjeve në Burgun e Dubravës të shënohet në mënyrë dinjitoze dhe njëherit i gjykuan ashpër ngjarjet e fundit që e tronditën Kosovën, siç ishte keqpërdorimi i të miturave dhe vendosën që në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të ftohen përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione