Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim

E Hënë, 28.01.2019




Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr Xhelal Sfeqla, nënkryetar, ka miratuar Raportin e Punës për vitin 2018-të, si dhe Draftplanin e Punës për vitin 2019-të.
Komisioni shqyrtoi dhe miratoi me shumicë votash Projektligjin nr. 06/L-133 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019-të, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa.