Lajmet e fundit

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...

E Enjte, 27.12.2018




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, kryesuar nga Sala Berisha- Shala, kryetare e këtij komisioni, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën miratoi Raportin vjetor të Punës së Komisionit për vitin 2018.

Kryetarja Sala Berisha- Shala, duke paraqitur raportin, fillimisht falënderoi anëtarët e komisionit për angazhimin e tyre korrekt në vendosjen e një klime të përshtatshme pune. Falë këtij angazhimi, tha ajo më tej, komisioni ka arritur që Plani i Punës, i paraparë për këtë vit, të realizohet pothuajse në plotni, ndërkaq, u shpreh e bindur se kjo frymë bashkëpunimi do vijojë edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Gjatë këtij viti, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal, ka zhvilluar 116 aktivitete nga fushëveprimtaria e tij.

 

Komisioni për Zhvillim Ekonomik...