Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

E Shtune, 15.12.2018




Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Konform kërkesës së deputetëve dhe praktikave të deritashme, Kryesia vendosi që seanca të mbahet sot, në orën 14:00. ​

Nga mbledhja e Kryesisë së KuvenditNga mbledhja e Kryesisë së KuvenditNga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit