Lajmet e fundit

Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës

E Premte, 14.12.2018




Kuvendi i Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga Kadri Veseli, kryetar, është mbledhur sot në seancë plenare, për të shqyrtuar për herë të dytë tri projektligjet që kanë të bëjnë me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës: Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Përveç anëtarëve të qeverisë, në seancë ishte i pranishëm edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, si dhe kadetë e oficerë të tjerë të kësaj Force.

Arsyetimin e raporteve me rekomandime për të tre projektligjet, e bëri Haxhi Shala, kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ftoi deputetët të votojnë projektligjet së bashku me amendamente.

Në një atmosferë festive, me 105 vota për, Kuvendi miratoi Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes së bashku me 11 amendamente, si dhe atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me 45 amendamente, ndërsa me 107 vota për miratoi Projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me gjithsej 45 amendamente.

Miratimi i secilit projektligj u shoqërua me duartrokitje dhe ngritje në këmbë të të gjithë të pranishmëve në sallë.

Pas miratimit të projektligjeve, kryeparlamentari Veseli uroi deputetët, pjesëtarët e FSK-së dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, duke e konsideruar seancën dhe ditën e sotme historike për Kosovën.

"Në sallë kemi të pranishëm edhe kadetët e FSK-së, që do të jenë oficerët e ardhshëm të Ushtrisë së Kosovës, të cilëve ua urojmë këtë ditë historike. Prej sot, gatitu", ka thënë mes duartrokitjeve kryeparlamentari Veseli.

 

Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 15Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 14Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 13Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 12Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 11Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 10Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 9Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 8Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 7Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 6Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 5Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 4Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 3Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 2Kuvendi miratoi projektligjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës 1