Lajmet e fundit

Nga mbledhja e komisionit për Bujqësi...

E Marte, 11.12.2018




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, mbajti mbledhjen e radhës, të udhëhequr nga Muharrem Nitaj, kryetar, në të cilën shqyrtoi gjendjen e projektligjeve sipas planit prioritar.

Gjatë mbledhjes së sotme, anëtarët e komisionit e shqyrtuan Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, i cili u përkrah për procedura të mëtutjeshme në Kuvend. Po ashtu, komisioni formoi edhe grupet punuese lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

Nga mbledhja e komisionit për Bujqësi...